BRENDI PULSE

Brendi PULSE është themeluar në vitin 2009 dhe është brend relativisht i ri dhe i koncentruar kryesisht ne çanta, material shkollor dhe atë zyrtar. Brendi filloi në vitet e krizës 2009 , por jo si ofertë e prodhimeve të kualitetit të dobët me çmime të lira por të kundërtën si ofertë e prodhimeve me top kualitet por edhe me çmime të arsyeshme. Ekipa zhvillimore e PULSE-s ka qenë e revoltuar me “brendet e mëdha” që ishin prezente në treg dhe me strategjinë e tyre të dobësimit të kualitetit, zvogëlimit të asortimanit por dhe ngritjes se çmimeve si pasojë e uljes së shpenzimit dhe shitjes ashtu që koncepti i prodhimeve PULSE është bërë që të garantoj kualitetin (garancioni 2 vite në çanta dhe fotrolla) dhe të garantoj çmime të mira(shumë më te lira dhe me kualitet shumë më të mirë se konkurenca). Filozofia e përdorimit të prodhimeve kualitative për një periudhë më të gjatë kohore, në vend të blerjes së prodhimeve të lira të kualitetit të dobët të cilat shumë shpejt shpenzohen dhe shkyhen është një perspektivë që blerësit dita ditës po e kuptojnë gjithnjë e më shumë.

CILËSIA PULSE

Cilësia PULSE është e garantuar me garanci 2 vjeçare, pavarësisht modelit, dmth. të gjitha çantat PULSE janë të prodhuara nga materiale të dëshmuara pa PVC, për të përmbushur të gjitha standardet e BE (REACH). Shumë produkte të tjera në treg janë bërë nga materiale që përmbajnë PVC, dhe kur materiali përmban PVC atëherë ato duhet të sperkaten me konservans, kështu që pas një trajtimi të tillë të plumbit që përmbajnë PVC-të dhe konservansit lirojnë erë kundërmuese dhe janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Gjithashtu, materiali i përdorur për të bërë çantat e krahut PULSE është rezistues ndaj ujit, më fleksibël, më i qëndrueshëm dhe më afatgjatë se sa shumica e produkteve në treg. Teknologjia e prodhimit të materialeve është e bazuar në njësitë organike të lidhura me njësitë e poliuretanit, në mënyrë që këto materiale të mos kenë nevojë për konzervans. Çanta janë të përforcuara edhe me fije të veçanta najloni në të gjitha vendet që mbajnë peshë të madhe, dhe të gjitha ngjyrat e përdorura për shtypje janë me cilësi të lartë kështu që nuk do të zbehen dhe është vështirë për ti gërvishtur.

DIZAJNI PULSE

DIZAJNI PULSE, dizajnet janë qështje e shijeve të ndryshme, por ekipa dizajnuese e PULSE-s ka bërë shumë punë për të kënaqur nevojat e tregut dhe propozimet e blerësve për konstruksionin, shtesave dhe shtypit të jashtëm të çantave. Shpresojmë të ju ketë pëlqyer dizajni ynë dhe të jeni të gatshëm të testoni kualitetin tonë.

Përshëndetje,
Ekipa PULSE